Iran, në gjyq liderët e opozitës
16/02/2011 21:30
Do të gjykohen liderët e opozitës iraniane Mir Hossein Mussavi dhe Mehdi Karrubi, të izoluar nga autoritetet në banesat e tyre.
Lajmin e ka bërë të ditur një zyrtar i lartë i prokurorisë iraniane, i cituar nga agjencia e lajmeve “Fars”.
“Prokuroria do të bëjë me siguri detyrën e saj lidhur me procesin ndaj Mussavi dhe Karrubi”, ka deklaruar nëndrejtori i aparatit gjyqësor për cështjet penale, Ali Razini.
Ashtu si dhe në vende të tjera të Lindjes së Mesme, në Iran po mbahen protesta kundër regjimit, të cilat po mbështeten nga fuqitë perëndimore.
Ditën e djeshme një përfaqësues i Teheranit zyrtar kërkoi që liderët e opozitës të ekzekutohen për shkak të nxitjes së protestave.
Top Channel