Reçensioni i ekonomisë greke është i pandalshëm. Sipas raportit të shërbimit të statistikave europiane në Bruksel, Eurostat, në tremujorin e fundit të vitit të kaluar ekonomia greke u tkurr me -6.6% dhe kjo prirje ishte më e keqe sesa parashikimet paraprake.

Nga 27 vendet e BE-së, vetëm Greqia dhe Rumania kishin ritëm negativ zhvillimi për vitin 2010, respektivisht -4,5% dhe -0,5%.

Nga mbledhja e Eurogrup-it, ministri grek i Financave, George Papaconstantinou ka deklaruar se ekonomia e Greqisë do stabilizohet së shpejti dhe vendi do të rikthehet në ritmet e zhvillimit në fillim të 2012-s.

“Programi ndodhet në rrugë të mbarë. Kemi arritur të reduktojmë defiçitin me 6% në një vit, një arritje kjo e papreçedent. Jemi në rrugë të mbarë edhe për krijimin e disa shërbimeve primare. Po përqendrohemi në reformat strukturale për t’u rikthyer në ritmet e zhvillimit dhe të konkurencës”, tha Papaconstantinou.

“Kriza ka bërë që grekët të punojnë fort për të rikthyer besimin e tregjeve financiare”, shkruan në një artikull të saj edhe Ëall Street Journal që midis të tjerash thekson se qytetarët grekë tashmë janë më punëtorët e Europës.

Ata punojnë mesatarisht 42 orë në javë, më shumë se kushdo tjetër në kontinentin plak.

Të ndodhur në këtë trysni nga kriza që po kalon vendi, me papunësi në shifra rekord, inflacionin më të lartë në Europë, pasiguri për të ardhmen dhe duke ju nënshtruar programit të stabilitetit të kreditorëve të huaj, grekët kanë reaguar ashpër ndaj deklaratave të përfaqesuesve të FMN-së dhe BE-së që sugjeruan Athinën zyrtare të privatizojë ndërmarrjet shtetërore dhe të shesë akoma edhe pasuri të patundshme të shtetit për të shlyer borxhin kolosal të saj.

“Propozoj një ligj në Parlament që t’u përgjigjemi këshillave të mira apo keqdashëse”, ka deklaruar kryeministri Papandreu, sipas të cilit toka shtetërore, as të mos shitet e as të mos shkëmbehet.

Top Channel