Berlusconi kërcënohet me plumb në zarf

16/02/2011 21:55

Një zarf me plumb pistolete mbërriti gjatë mbrëmjes në redaksinë e së përditshmes italiane “Il Giornale”, gazetë e familjes Berlusconi, ndërsa në letrën shoqëruese kërcënohej me vdekje Kryeministri i Italisë.

Lajmi u bë e ditur nga vetë “Il Giornale”, që publikoi pak më parë lajmin në faqen e internetit.

Plumbi ishte i një pistolete të kalibrit 40, “Smith & Wesson”, ndërsa në fillimin e letrës ishte sigla e yllit me pesë cepa të Brigadave të Kuqe, një organizatë terroriste italiane e ekstremit të majtë.

Nuk dihet nëse autorësia është me të vërtetë e Brigadave të Kuqe, që nuk kanë marrë përsipër asnjë krim në vitet e fundit.

Brigadat ishin një organizatë veçanërisht agresive në vitet 1980-90, kur kryen disa krime dhe atentate politike, për t’i shërbyer “klasës punëtore”.

Krimi më i famshëm i Brigadave të Kuqe është ai i rrëmbimit dhe vrasjes së ish-Kryeministrit Italian, Aldo Moro.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA