Një virus i fuqishëm në internet shënjestroi në mënyrë të përsëritur në dhjetë muajt e fundit reaktorët bërthamorë të Iranit.
Lajmi u raportua ditën e sotme, nga një komision që është duke hetuar anomalitë e shkaktuara.
Virusi i quajtur Stuxnet, ekzistenca e të cilit u zbulua vetëm në vitin 2010, është virusi i parë i krijuar për të sulmuar në mënyrë specifike infrastrukturën e botës reale, siç janë reaktorët bërthamorë që prodhojnë energji.
Kompaia Symantec, e specializuar në prodhimin e antivirusëve, lajmëroi se mënyra se si funksiononte virusi në fjalë nuk ishte e njohur më parë.
Ai ishte në gjendje të depërtonte në shënjestrën e tij dhe të shkaktonte anomalitë e para në sistem vetëm 12 orë pas nisjes së sulmit.
Ambasadori rus në NATO lajmëroi se virusi ka potencialin të shkaktojë një Çernobil të ri, duke iu referuar katarstrofës bërthamore që shkaktoi shpërthimi i një reaktori në Ukrainë, në vitin 1986.
Top Channel