Sudan i Jugut, zbulohet varreza me 160 trupa

15/02/2011 15:35

Më shumë se 200 persona u vranë në një masakër në Sudanin e Jugut gjatë javës së shkuar, lajmëruan sot zyrtarë të vendit më të ri në botë.

Shumica e viktimave ishte civilë, përfshi fëmijë dhe të tjerë të ndjekur përgjatë një lumi nga forcat rebele.

Trupat e tyre u gjetën në një varrezë të përbashkët prej 160 personash, pa llogaritur këtu ushtarët e vrarë, por trupa të tjerë besohet se janë zhdukur duke u hedhur në lumë.

Vlerësimet e para folën për 100 viktima të shkaktuara nga përleshjet e forcave qeveritare me rebelët e George Athor-it, i cili prishi një armëpushim me qeverinë e Jubës, të vendosur përpara zhvillimit të zgjedhjeve.

Referendumi konfirmoi ndarjen e Sudanit të Jugut nga Sudani, rezultat të cilin rebelët e konsiderojnë si të manipuluar.

Dyshohet se qeveria e Khartomit financon lëvizjet rebele. Sudani i Jugut ka hyrë në një process të bisedimit të detajeve të pavarësisë, e cila do të hyjë përfundimisht në fuqi në 9 korrik 2011.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA