Deputeti i PS, Saimir Tahiri e ka vlerësuar si anti-kushtetuese nismën e mazhorancës për ndryshime në rregulloren e Parlamentit.
Në një deklaratë për shtyp, Tahiri është shprehur se këto ndryshime kërkohen nga kryeministri, i cili sipas tij ka vendosur diktatin e tij në Parlament.
“Parlamenti nuk është më i pavarur, por nën diktatin e Berishës. Berisha po abuzon me pushtetin që e mori me vota të vjedhura. Ndryshimet në rregullore që pritet të miratohen janë anti-kushtetuese”, ka deklaruar Tahiri.
Në emër të PS, ai ka kërkuar një hetim të plotë për kryetaren Jozefina Topalli, e cila sipas tij abuzon me detyrën, si dhe që parlamenti të kthehet në shinat kushtetuese.
Më tej, Tahiri e ka cilësuar si një farsë nismën e grupit parlamentar demokrat për kufizimin vullnetar të imunitetit të deputetëve.
“Berisha dhe kjo mazhorancë janë të fundit që kërkojnë heqjen e imunitetit. PS ka qenë e para që ka kërkuar kufizimin e imunitetit”, ka shtuar Tahiri.
Top Channel