Protesta për “Gërdecin”, reagon Mediu

15/02/2011 21:05

Pas protestës së familjarëve të viktimave të tragjedisë së Gërdecit, i menjëhershëm ka qenë reagimi nga ish ministri i Mbrojtjes, aktualisht ministër i Mjedisit, Fatmir Mediu.

Në një deklaratë për mediat Mediu shprehet se “pa asnjë hezitim kam kërkuar personalisht dhe jam vënë në dispozicion të zhvillimit të një hetimi penal, në lidhje me gjetjen e shkaqeve, të pasojave të rënda të ardhura dhe të personave përgjegjës për ardhjen e këtyre pasojave”.

Duke vijuar me tej Mediu shton se “edhe pse bindshëm nuk jam dhe nuk ndihem aspak fajtor dhe përgjegjës ligjor për pasojat e ardhura, personalisht kam të gjithë gatishmërinë dhe angazhimin për të dhënë dhe për të bërë drejtësi, sipas ligjit, në lidhje me këtë ngjarje.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA