Menaxhimi i mbeturinave urbane

15/02/2011 16:45

Ministria e Mjedisit në bashkëpunim me delegacionin e Bashkimit Europian dhe ekspertë të projektit INPAEL kanë prezantuar në Elbasan projektin e planit të menaxhimit të mbetjeve urbane për Qarkun e Elbasanit.

Ministri Fatmir Mediu u shpreh se shqetësimi në menaxhimin e mbetjeve urbane është i madh dhe se shkak për këtë kanë qenë disa faktorë si mungesa e legjislacionit, mungesa e kapaciteteve institucionale dhe mungesa e burimeve financiare e të tjerë.

“Të gjithë jemi dakord për problematikën që ka qyteti i Elbasanit nga pikëpamja mjedisore. Një pjesë e tyre e trashëguar për shkak të atyre që kanë ndodhur për vite me radhë, nga sistemi i kaluar dhe për shkak të problemeve të zhvillimeve ekonomike, apo problemeve që kanë ndodhur në transformimin e shoqërisë dhe ekonomive tona”, deklaroi Mediu.

Kryebashkiaku i Elbasanit ka nënvizuar nevojën urgjente për të ndërhyrë në zonën e Elbasanit për të zgjidhur çështjen e trajtimit të mbeturinave.

“Ne duhet të jemi tek emergjencat dhe kërkojmë bashkëpunimin tuaj. Zoti ministër, në emër të qytetarëve të Elbasanit të ndërhyhet për një zgjidhje urgjente për qytetin tonë”, u shpreh Qazim Sejdini, kryetar i bashkisë së Elbasanit.

Gjatë diskutimit u hodh ideja e ndërtimit të një komisioni që do të shqyrtojë çështjen e një projekti për trajtimin e mbeturinave si dhe mënyrën e trajtimit të tyre.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA