Librazhd, krim i rëndë në familje
15/02/2011 08:15
Një krim në familje ka tronditur banorët e fshatit Hotolisht në Librazhd, ku një burrë ka vrarë bashkëshorten e tij.
Lajmin e bëjnë të ditur burime policore lokale, sipas të cilave ngjarja ka ndodhur gjatë orëve të natës, kur bashkëshorti ka goditur me mjete të forta shtetasen Behije Cepi.
Si pasojë e goditjeve, saktësojnë burimet, 46-vjecarja ka gjetur vdekjen dhe më pas i shoqi ka marrë trupin e saj dhe e ka hedhur në një përrua.
Burimet shtojnë më tej se agjentët e anti-krimit janë vënë në ndjekje të bashkëshortit të saj, i cili pas transportimit të kufomës është zhdukur.
Top Channel