Të mërkurën pasdite Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara do të shqyrtojë raportin rreth Kosovës të sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki Moon, që ka të bëjë me periudhën 19 tetor 2010 – 15 janar 2011.

Sipas mediave kosovare, Kosovën do ta përfaqësojë në këtë takim ushtruesja e detyrës së ministres së Punëve të Jashtme, Vlora Citaku, ndërsa raportin e Ban Ki Moon do ta paraqesë përfaqësuesi i tij i posacëm në Kosovë, Lamberto Zannier.

Mësohet se në raport Ki Moon shpreh keqardhjen e tij për shpërbërjen e koalicionit qeverisës në tetor të vitit të kaluar, duke vlerësuar se shpallja e zgjedhjeve të jashtëzakonshme shtyu dialogun e paralajmëruar midis Prishtinës dhe Beogradit.

Ai shpreson që zhvillimet në Prishtinë do të cojnë në përshpejtimin e dialogut, për të cilin u bën thirrje palëve që të kenë një qasje konstruktive.

Top Channel