Hudson, oreks si për trinjakë
15/02/2011 16:30
Aktorja hollivudiane, Kate Hudson, duket me të vërtetë e uritur në muajin e pestë të shtatzanisë.
Megjithatë, duke gjykuar nga sasia e ëmbëlsirave që ajo kishte blerë, duket sikur 31-vjeçarja po bëhet gati të lindë trinjakë dhe jo vetëm një fëmijë të vetëm.
Ndërkohë, Hudson vazhdon të duket shkëlqyshëm, edhe me barkun e fryrë. Ajo ishte një prej yjeve të vërtetë të mbrëmjes “Grammy” dietën e dielë.
I fejuari i saj këngëtar, Matt Bellamy, i dedikoi një fjalim shumë të bukur kur iu dorëzua një çmim “Grammy”, por fjalimi i tij ishte i pamjaftueshëm për të ngopur oreksin e Kate.
Top Channel