Dy anëtarë të organizatës islamike “Fatah al Islam”, e cila konsiderohet e afërt me Al Kaedën, janë arrestuar në Greqi.

Policia greke njoftoi se operacioni u krye në lagjen Kipseri të kryeqytetit grek pas më shumë se 1 vit përgjimesh e mbikëqyrjesh të vazhdueshme.

Autoritetet greke të sigurisë thanë se prej afro tre vjetësh ata punonin në Greqi duke krijuar një celulë dhe po planifikonin sulme terroriste.

Tre muaj më parë organet greke prangosën kreun e celulës së Fatah në Europë, Muhamed Musa, i cili po hetohet për lidhje me grupe të tjera terroriste në kontinentin e vjetër.

Burimet policore greke thanë për Top Channel se shërbimi sekret grek është njoftuar prej homologëve amerikanë se një grup terrorist, celulë e Fatah al Islam po përgatitej të kryente një sulm terrorist në territorin grek.

Top Channel