Këshilli drejtues i Partisë Demokratike të Kosovës pas një mbledhjeje të gjatë dhe disa ditë diskutimesh vendosi t’ia japë postin e presidentit të Kosovës partisë Aleanaca për Kosovën e Re.

Që kur kryeministri Hashim Thaci shpalli se do të thërriste për krijimin e qeverisë së re partinë e Pacollit, kushti kryesor i vënë prej AKR, pra posti i presidentit, ishte kthyer në pengesën kryesore për lidhjen e një koalicioni.

Mbledhja e PDK, e cila përfundoi në orën 19, i jep fund kështu maratonës së gjatë të negociatave për cështjen e presidentit.

Nderkohë që mësohet se ftesë i është bërë edhe Listës Rugova dhe partive që u përkasin minoriteteve. Partia Demokratike e Kosovës do të mbajë postin e kryeministrit të vendit dhe kryetarit të Kuvendit.

Top Channel