Beatles 45 vjetë më parë interpretuan në Britaninë e Madhe këngën “All you need is love”, gjicka që ju nevojitet është dashuri.
Kënga e shkruar nga John Lenon dhe Paul McCartney do të kthehej në himnin e të dashuruarve për miliona britanikë dhe adhuruesit e tyre në të gjithë botën.
Sot, në ditën e të dashuruarve nën tingujt e kësaj kënge 800 cifte në Britaninë e Madhe kanë zgjedhur të kurorëzojnë dashurinë për njëri-tjetrin në martesë.
Këtë shifër rekord martesash në ditën e Shën Valentinit e ka bërë publike zyra e përgjithshme e gjendjes civile, ku edhe do të zhvillohen martesat.
Në vendlindjen e Beatles, që i kanë kushtuar shumë këngë dashurisë, nuk mungojnë edhe superticiozët që besojnë se martesa në ditën e Shën Valentinit nuk është e gjatë.
Martesa e Elton John me Renate Blauel më 14 shkurt 1984 zgjati vetëm katër vjet. Ndërsa martesa e Kerry Kantona, ish-pjesëtares së grupit muzikor Attomic Kitten me Mark Croft, zhvilluar më 14 Shkurt 2003, do të kishte një jetëgjatësi vetëm tre-vjecare.
Megjithatë, romantikët si këngëtari Liam Gallagher me bashkëshorten Nicole Appleton vazhdojnë të lumtur jetën bashkëshortore tre vjet pasi u betuan për dashuri të pëjetëshme pikërisht në ditën e Shën Valentinit.
Të dhënat e servirura nga zyra e përgjitshme e gjendjes civile tregojnë se c’do vit në Britaninë e Madhe në 14 Shkurt lindin 1.750 fëmijë.
Beatles me këngën e tyre të zjarrtë për dashurinë kishin gjetur fjalët e duhura kur shkruajtën “gjithcka që ju nevojitet është dashuri, dashuri, dashuri”, ama jo vetëm një ditë në vit sic është dita e sotme.
Top Channel