Ministrja maqedonase e Punëve të Brendshme, Gordana Jankulovska ka deklaruar se policia po heton ngjarjet e ndodhura në Kalanë e Shkupit.

Në një deklaratë për mediat, ajo ka bërë të ditur se në përfundim të hetimeve, policia do të marrë masa ndaj përgjegjësve të incidenteve.

“Deri tani nuk ka asnjë person të arrestuar, por pasi të kemi të dhëna të mjaftueshme do të ngremë padi kundër personave përgjegjës për incidentin”, ka pohuar Jankulovska.

Në incidentin e së dielës në Kalanë e Shkupit, mes maqedonasve që mbështesin ndërtimin e kishës dhe shqiptarëve që e kundërshtojnë atë, mbetën të plagosur tetë persona mes të cilëve dy agjentë të policisë.

Top Channel