Meta, akuza Ina Ramës

13/02/2011 15:30

Ilir Meta thotë se Prokurorja, Ina Rama nuk ka vullnet për të zbuluar të vërtetën e videos me Dritan Priftin. Ndonëse vetë zoti Meta, siç thotë ai vetë, është paraqitur vullnetarisht në prokurori për të deponuar për atë që ai e cilëson skandal përgjimi.(UPDATE)

“Dje është transmetuar nëpër televizione, sot shoh edhe në gazeta, kërkesa e Prokurores së Shtetit, e cila për fat të keq edhe në këtë rast, ashtu si edhe në rastet e tjera, tregon se nuk është Prokurore e Shtetit, se është një aktore politike në shërbim të një klani të caktuar”, tha Meta.

Zoti Meta iu referua një të përditshmeje që ka botuar një dokument, për të cilin gazeta thotë se janë përfundimet e plota të ekspertit.

“Video që është transmetuar në programin televiziv dhe që gjendet në USB, në fakt është gjysma e videos, sepse video e plotë gjendet në sistemin kompjuterik. A nuk mjafton kaq për të kuptuar që kemi të bëjmë me një montim të qartë të videos dhe televiziv. Eksperti nuk ka qenë në gjendje të dëgjonte zërat të vërtetonte vërtetësinë e tyre dhe të bisedës së bërë me pajisjet që ka patur në dispozicion. I gjithë problemi kanë qenë zërat, biseda e cila për shkak të këtij problemi është transmetuar qëllimisht me titrat e zotit Rama.

Këto deklarata Ilir Meta i bëri gjatë një aktiviteti të LSI-së në Korccë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA