Maroni: BE nuk po bën asgjë
13/02/2011 14:25
“Jemi vetëm, Europa nuk po bën asgjë”, ka deklaruar ministri i brendshëm italian, Roberto Maroni mbi emergjencën e emigrantëve tunizianë në Lampedusa.
“Do i kërkoj ministrit të jashtëm tunizian autorizimin që trupat ushtarake italiane të ndërhyjnë për të bllokuar fluksin e emigrantëve në Tunizi”, shtoi Maroni.
“Jam shumë i shqetësuar sepse sistemi në Tunizi është në kolaps të plotë”, përfundoi Maroni.
Top Channel