Me gjithë optimizimin e kryeministrit Thacci, arritja e një marrëveshjeje për koalicionin e ri qeveritar, duket një mision i vështirë.

Bexhet Pacolli i AKR-së vazhdon të këmbëngulë për postin e Presidentit të Republikës dhe katër ministri si parakusht për të marrë pjesë në qeverinë e re. Takimet mes Pacollit dhe Thaccit pritet të vazhdojnë për gjetjen e një formule të përbashkët.

Ndërsa shefi i administratës civile të BE-së, Piter Feith tha se misioni nuk ndërhyn në formimin e qeverisë, por thjesht këshillon që ministrat e rinj duhet të jenë njerëz me integritet të lartë moral.

Në një intervistë për televizionin serb B92, u ka bërë thirrje autoriteteve të Kosovës që të jenë më konstruktive e më të hapura në hetimet për trafikun e organeve në bazë të dyshimeve që sillen në raportin e Dik Martit.

Top Channel