Greqia reagoi ashpër ndaj thirrjeve të donatorëve ndërkombëtarë për përshpejtimin e reformave ekonomike.
Në një sulm të rrallë ndaj atyre që e shpëtuan nga falimentimi vitin e kaluar, Athina u kërkoi qartë të mos ndërhyjnë në punët e brendshme të vendit.
Të premten përfaqësues të BE-së dhe FMN-së i dhanë dritën jeshile ndihmës shtesë për shtetin helen.
Por ndërkohë, i kërkuan qeverisë e privatizimin e një pjese të pasurisë shtetërore me vlerë 70 miliardë dollarë, për të ndihmuar në uljen e borxhit grek.
Zëdhënësi i ekzekutivit grek, Jorgos Petalotis, e cilësoi të papranueshme sjelljen e zyrtare ndërkombëtare.
Greqia, tha ai, merr urdhra vetëm nga populli i vet. Masat e marra nga shteti grek po mbikëqyren imtësisht nga donatorët e paketës së shpëtimit, e cila është vlerësuar në mbi 150 miliardë dollarë.
Të dërguarit e BE-së dhe FMN-së e vizitojnë vendin çdo tre muaj për të vlerësuar progresin e bërë, e për të vendosur në bazë të tij, dhënien e pjesëve të paketës.
Top Channel