Qeveria e Nikolla Gruevskit nuk heq dorë nga rindërtimi i një kishe të shekullit 14 në kalanë e Shkupit, e cila ka tesionuar edhe më tepër raportet ndëretnike dhe ndërfetare në vend.

Ndonëse kohë më parë për shkak të reagimeve të shumta, u ndërprenë punimet, ato kanë rinisur mbrëmjen e së enjtes në mënyrë të fshehtë.

Por punimet u stopuan sërish nga një grup qytetarësh të cilët kanë ndërhyrë për të penguar ngritjen e këtij objekti duke rrënuan muret e tij.

Qytetarëve iu bashkëngjiten edhe disa funksionarë të lartë shqiptare në qeveri.

“Këtë hapësirë ndokush tentoi ta keqpërdorë dhe ne jemi këtu sonte të tregojmë se nuk lejojmë askënd të veprojë në atë mënyrë”, është shprehur Izet Mexhiti, nënkryetar i BDI-së dhe kryetar i komunës Cair.

Kanë reaguar edhe partitë opozitare shqiptare.

“Ato ministra që mbrëmë kanë qenë këtu për të protestuar, në mbledhje urgjente të qeverisë duhet të sjellin vendim që urgjentisht të stopohet ky projekt sepse shkon në dëm të qytetarëve dhe veçanërisht në dëm të shqiptarëve”, thekson Bekim Fazliu, PDSH.

Porosis qeverinë e Gruevskit që këto mbeturina që ndodhen këtu t’i nxjerrë nga ky vend se ky është vend historik dhe nuk do të tolerohet askush të shkatërron marrëdhëniet ndërfetare në këtë vend”, deklaroi Imer Selmani, DR.

Rindërtimi i kishës është dënuar edhe nga përfaqësuesit e sektorit civil shqiptarë.

Ata thonë se qeveria duke i dhënë vetëm karakter të krishter, po tenton që kalanë e kryeqytetit, ta bëj vetëm pjesë të trashëgimisë maqedonase.

Top Channel