Emigrantët, BE monitoron situatën
12/02/2011 18:55
Komisioni Evropian “po ndjek nga shumë afër” situatën emergjente në lidhje me emigracionin në Itali.
Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësi i Komisares së Punëve të Brendshme në BE.
Italia kishte kërkuar një mbledhje urgjente të Këshillit të Ministrave evropianë dhe një ndërhyrje të menjëhershme për aktivitetin e patrullimit dhe ndjekjes në brigjet pranë Tunizisë.
Top Channel