Opozitës serbe mund t’i kushtojë entuziazmi i protestuesve në mitingun e javës së kaluar. Dy grupe muzikore këngët e të cilëve ishin përdorur për shkak se janë këngë që kanë të bëjnë me jetën sociale në Serbi, rege dhe rep, kanë paralajmëruar padi ndaj Partisë Progresiste Serbe.

Ligji për mbrojtjen e të drejtave të autorit në Serbi parasheh që askush nuk mund të përdorë një vepër artistike për tubime masive apo politike pa e paguar atë.

Ndërkaq as lokalet e gastronomisë nuk mund të lëshojnë muzikë për klientët pa e paguar një taksë për të drejtat e autorit.

Grupi SARS dhe Marchelo i Filteri kanë thënë se muzika e tyre nuk mund të përdoret për qëllime politike dhe pa lejen e autorëve.

Dy grupet muzikore kanë thënë në një deklaratë se është e padrejtë që dikush të përfitojë në politikë në llogari të punës së tyre.

Këto grupe kanë refuzuar të këndojnë paraprakisht në tubimin e opozitës ku janë kërkuar zgjedhje të jashtëzakonshme për shkak të situatës politike.

Një nga përfaqësuesit e grupit Marchelo ka thënë se ata nuk kanë asnjë lidhje me politikën dhe nuk u pëlqen asnjë grup në Serbi, por mbrojnë të drejtat e tyre.

Top Channel