Mbajtja e zgjedhjeve të parakohshme në Maqedoni do të vendoset pas vizitës që kryeministri Nikolla Gruevski do të zhvillojë më 16 shkurt në Uashington.

Kështu shkruajnë mediat maqedonase, të cilat saktësojnë se kreu i qeverisë do të bisedojë për këtë opsion me zëvendëspresidentin Joseph Biden dhe sekretaren e Shtetit, Hillary Clinton.

“Është e sigurtë që kryeministri do të kërkojë nga Uashingtoni përkrahje për mbajtjen e zgjedhjeve, pas të cilave ai garanton se do të mbyllë cështjen e emrit”, ka deklaruar një zyrtar i lartë maqedonas, që ka ruajtur anonimatin.

Sipas burimit, nëse zgjedhjet do të mbahen, periudha prill-qershor do të jetë më optimalja për zhvillimin e tyre.

Top Channel