Partia Liberale Serbe, SLS, e cila ka fituar tetë mandate në Kuvendin e Kosovës, ka rritur kërkesat si kusht për të hyrë në koalicion me Partinë Demokratike të Kosovës.

Kjo parti, që në mandatin e kaluar udhëhoqi dy ministri, tani dëshiron të drejtojë 3 ose 4. Deputeti i ardhshëm, Nenad Rashic ka deklaruar se SLS tashmë i ka identifikuar ministritë që do të dëshironte të drejtonte.

“Mendoj se do të kemi më shumë se dy ministri, edhe pse deri tani nuk na është ofruar asgjë konkrete. Kërkesa jonë do të jetë që të marrim ato ministri, përmes të cilave mund të ndikojmë në përmirësimin e jetës së komunitetit serb, si Ministrinë e Punës apo atë të Kthimit”, ka deklaruar Rashic për “REL”.

Top Channel