Kosovë, parti e re në horizont

11/02/2011 11:55

Sa vjen dhe komplikohet më shumë situata politike në Kosovë, ku krijimi i koalicionit qeverisës duket gjithnjë e më larg, për shkak të kushteve të partive.

Kështu, mediat lokale aludojnë se fraksioni Lista Rugova, që në zgjedhjet e 12 shkurtit mori një mandat, mund të bashkohet me LDD-në dhe të krijojnë së bashku një parti të re.

Sipas mediave, anëtarët e Listës, Astrit Haracija dhe Dardan Gashi janë takuar mbrëmjen e djeshme në një restorant të Prishtinës me kreun e LDD, Nexhat Daci.

Burimet shtojnë se Lista nuk i ka dhënë ende një përgjigje përfundimtare PDK-së së Hashim Thacit për koalicionin qeverisës dhe këtë gjë do ta bëjë pasi të arrijë një marrëveshje me Dacin.

Top Channel