Dy tërmete me intensitet të ulët janë regjistruar gjatë orëve të natës në afërsi të Prizrenit, në Kosovë.

Lajmin e bëjnë të ditur mediat lokale, sipas të cilave tërmeti i parë është verifikuar në orën 02:53. Ai ishte nga 2 deri në 4 ballë, ndërsa epiqendra e tij ishte në pesë kilometra thellësi.

Ndërkohë, lëkundja e dytë sizmike, 2.9 ballë e shkallës Rihter dhe me epiqendër në 10 km thellësi, u regjistrua në orën 03:27.

Burimet mediatike shtojnë më tej se dy tërmetet ishin të lehta dhe nuk shkaktuan panik tek banorët.

Top Channel