Egjipt, Ashton: U dëgjua zëri i popullit
11/02/2011 18:35
“U dëgjua zëri i popullit egjiptian. Dorëheqja e Mubarak i hap rrugën reformave më të shpejta dhe më të thella”. Kështu është shprehur përfaqësuesja e lartë e diplomacisë evropiane, Catherine Ashton.
Obama është informuar për lajmin, ndërsa ishte i impenjuar në një bisedë në Zyrën Ovale.
Televizioni egjiptian ka deklaruar se “vetëm historia mund të gjykojë Mubarak”.
Largimi i tij është shoqëruar me gëzim edhe në Tunizi, Gaza dhe Bejrut.
Top Channel