Ndihmës-sekretari amerikan i Shtetit Tom Contryman, pas Tiranës vizitoi Shkupin, ku një tjetër krizë politike mes qeverisë dhe opozitës vazhdon prej disa javësh.

Zoti Contryman shprehu shqetësimin e tij për situatën e lirisë së medias dhe atë të sistemit gjyqësor si dhe kërkoi fillimin e dialogut politik mes palëve.

“Ne nuk u tërheqim vërejtje kryeministrave. Diskutuam për shqetësimin tonë të sinqertë që ka të bëjë me sundimin e së drejtës dhe lirinë e mediave sepse këto janë theksuar edhe në raportin tonë për të drejtat e njeriut. Në ndamë këtë shqetësim, ndërsa gjithmonë ka tema për bisedime mes dy vendesh miq. Përsa i përket zgjedhjeve të parakohëshme ajo është një cështje e brendshme e politikanëve vendas”, deklaroi Cantryman pas takimit me kryeministrin maqedonas, Nikolla Gruevski.

Zyrtari i lartë amerikan tha se bisedoi me kryeministrin Gruevski për cështjen e emrit, një cështje e cila sipas tij do të zgjidhet shumë shpejt mes Athinës dhe Shkupit.

Vizita e Contryman në Maqedoni zhvillohet 1 javë nga vizita zyrtare e kryeministrit Gruevski në Uashington.

Top Channel