Mënyra më e mirë për të ruajtur makinën

10/02/2011 09:30

Hajdutët e makinave nuk durojnë dot një gjë: një mjet udhëtimi me ngjyrën rozë.

Në një studim të bërë në Hollandë, gjatë katër viteve nuk u regjistrua asnjë vjedhje e makinave me ngjyrë rozë.

Sipas policisë, një arsye e fortë është se një makinë rozë që raportohet e vjedhur është shumë më e lehtë për tu gjendur se sa një makinë me një ngjyrë tjetër.

Gjithashtu, makinat ngjyrë rozë shiten shumë më pak në tregun e zi në krahasim me të tjerat dhe hajdutët preferojnë të vjedhin një makinë që do t’i jepte më shumë fitime.

Përfundimi i këtij studimi është se të blesh një makinë rozë është njëlloj si të vesh sisteme efikase anti-vjedhje.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA