Partia e Hashim Thacit, PDK, i ka dërguar sot një ftesë partisë së Behxhet Pacollit, AKR-së, për formimin e qeverisë së Kosovës.

Lajmi është bërë i ditur përmes një komunikate për shtyp, sipas të cilës ftesa nuk do t’i dërgohet asnjë partie tjetër shqiptare, përvecse atyre të minoriteteve.

Ndërkohë, mediat kosovare raportojnë se formalizimi i marrëveshjes për bashkëqeverisje mes dy partive pritet të bëhet ditën e sotme.

Koalicioni i ri qeveritar do të përbëhet nga 65 deputetë, nga të cilët 34 nga PDK, 8 nga AKR, 22 nga pakicat dhe një nga Lista Rugova.

Top Channel