Iran, arrestohet lideri i opozitës
10/02/2011 15:45
Lideri i opozitës iraniane, Mehdi Karroubi, është vendosur nën arrest shtëpie, shkruhet sot në faqen e tij të internetit.
Karroubi dhe Hossein Mousavi, dy liderat kryesorë të opozitës, bënë thirrje për nëj protestë popullore solidarizuese me ato të Egjiptit dhe Tunizisë.
Sipas BBC, kërkesa e tyre për një leje për manifestimet u refuzua, ndërsa autoritet e gjykuan këtë lëvizje si një përpjekje politike, për të ndezur fitilin e protestave edhe në Iran.
72-vjeçari Karroubi, një klerik dhe ish-Kryetar i Parlamentit, konkurroi përballë presidentit Mahmoud Ahmadinejad në zgjedhjet e vitit 2009, të cilat u manipuluan gjerësisht në favor të Zotit Ahmadinejad.
Top Channel