Zyrtari i Departamentit amerikan të Shtetit, Thommas Countryman do ta zhvillojë nesër vizitën në Kosovë, ku do të takohet me kryeministrin Hashim Thaci.

Sipas mediave ballkanase, aktualisht zyrtari amerikan ndodhet në Shkup, ku me autoritetet maqedonase po bisedon mbi marrëdhëniet dypalëshe, pavarësinë e gjyqësorit, lirinë e mediave dhe dialogun politik.

Ditën e djeshme Countryman vizitoi Tiranën, ku përcolli mesazhin që ngjarjet e 21 janarit t’i zbardhë drejtësia, ndërsa kriza politike të zgjidhet përmes dialogut.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA