Komandanti i trupave të KFOR-it, Erhard Byhler ka deklaruar se 5 mijë trupat e NATO-s janë të mjaftueshme për të ruajtur paqen në Kosovë.

“Gjendja në Kosovë është e qetë dhe e qëndrueshme”, ka pohuar gjenerali Byhler për një agjenci gjermane lajmesh.

Ai është shprehur se KFOR duhet të kontribuojë në crrënjosjen e krimit të organizuar, i cili sipas tij është më i pranishëm në veri të Kosovës.

Byhler ka bërë të ditur se KFOR do të vazhdojë të ruajë dy manastiret mesjetare të Kishës Ortodokse Serbe në Pejë edhe për disa vite.

“Por, KFOR-i nuk mund t’i zgjidhë i vetëm problemet ekonomike dhe ndëretnike në Kosovë. për këtë duhet një qëndrim i qartë politik për gjithë rajonin”, ka shtuar Byhler.

Top Channel