Krevati që kushton 6,4 milion dollarë
09/02/2011 20:50
Një krevat i ri, i cili kushton 6,4 milion dollarë, është shndërruar në krevatin më të shtrenjtë ndonjëherë në historinë e njerëzimit.
Dizenjuesi britanik, Stuart Hughes, në bashkëpunim me disa prodhues italianë të mobiljeve, punuan për të prodhuar krevatin që do të quhet “Baldacchino Supreme”.
Vetëm dy të tillë do të prodhohen dhe në secilin rast, do të jetë nevoja të kalojnë tre muaj, deri në prodhimin e plotë të tyre.
Krevati më i shtrenjtë në botë, do të jetë i përbërë me mbulesa mëndafshi, pjesë floriri dhe me dru qershie. Ai do të përpiqet të imitojë strukturën e krevateve të mbretërve mesjetarë.
Top Channel