Përfaqësuesi i serbëve të Kosovës, Oliver Ivanovic ka deklaruar se statusi për veriun e Kosovës do të jetë një nga temat kryesore që do të trajtohen në bisedimet e reja Prishtinë-Beograd.

“Tema të ndryshme do të përfshihen gjatë këtij dialogu dhe është vështirë të thuhet renditja dhe shpejtësia e zhvillimit të tyre. Por është shumë e sigurt që statusi për veriun e Kosovës do të jetë njëra nga temat për të cilat do të diskutohet”, ka pohuar Ivanovic.

Sipas tij, në këtë proces delegacioni serb do të fokusohet gjithashtu në zgjidhjen e problemeve që kanë të bëjnë me jetesën e serbëve të Kosovës.

“Është e rëndësisë së vecantë që serbët dhe të tjerët që banojnë në Kosovë të kenë kushte normale jetese. Kjo nënkupton mosshqetësimin e tyre për ndërprerjen e telekomunikimit, për dokumentacionin, si dhe për përdorimin e gjuhës”, është shprehur Ivanovic.

Top Channel