Gardistët, PS: Arrestimet vërtetojnë dhunën

09/02/2011 17:10

Partia Socialiste deklaroi se arrestimet e fundit të gardistëve tregojnë se prokuroria ka provat e mjaftueshme për të mësuar se ishte qeveria ajo që i vrau demonstruesit.

“Ndalimet e gardistëve të implikuar në masakrën e 21 janarit po ndricojnë nën dritën e provave e fakteve që sic po duket disponon prokuroria, të vërtetën që e di gjithë Shqipëria. Vrasjet u bënë nga qeveria dhe një qeveri që vret qytetarë të paarmatosur në një demonstratë, përbën një rrezik të hapur për shoqërinë”, tha deputeti Taulant Balla.

Balla theksoi se kjo qeveri nuk duhet lënë më të vjedhë e të mashtrojë, ndaj ftoi qytetarët për të protestuar në datën 18 shkurt.

“Në 18 shkurt në bulevard në emër të cdo shqiptari që nuk përballon dot varfërinë dhe cmimet që rriten ditës ditës. Në 18 shkurt në bulevard në emër të Shqipërisë që nuk e pranon korrupsionin në pushtet dhe pushtetin e korrupsionit”, u shpreh Balla.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA