“Emiri i Kaukazit” paralajmëron Rusinë

09/02/2011 03:30

Lideri i grupit ekstremist islamik të Kaukazit Verior, që mori përsipër sulmin kamikaz me bombë në aeroportin e Moskës, paralajmëroi Rusinë për një vit të përgjakshëm.

Doku Umarov, i vetëquajturi “Emir i Kaukazit të Veriut” nëpërmjet mesazheve të lëshuara online, paralajmëron autoritetet ruse se sulmet do të vazhdojnë deri në plotësimin e kërkesave të tyre.

Umarov kërkon formimin e një shteti islamik në Kaukazin e Veriut ku të përfshihet Cecenia dhe Dagestani.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA