Pronari i televizionit, fajtor për vrasjen e gruas
08/02/2011 03:25
Drejtuesi i një rrjeti televiziv të konceptuar për islamikët në SHBA, rrezikon dënimin me burgim të përjetshëm.
Muzamil Hasan, i lindur në Pakistan, por rezident në Shtetet e Bashkuara prej vitesh ku edhe themeloi një rrjet televiziv për islamikët, u shpall fajtor për vrasje të gradës së tretë nga një gjykatë në Nju Jork.
Hasan akuzohej për vrasjen e më pas prerjen e kokës së bashkëshortes së tij, Asia Hasan pasi kjo e fundit kishte kërkuar divorcin nga ai.
Muzamil Hasan nuk e ka mohuar kurrë vrasje e bashkëshortes së tij, por ai tha se krimi ka ndodhur për vetëmbrojtje.
Vendimi i gjykatës pritet të jepet në ditët në vazhdim.
Top Channel