Ish-ministri për Ballkanin në qeverinë britanike, Dennis MacShane ka deklaruar se raporti i senatorit zviceran Dick Marty për trafikun e organeve nga lidershipi i UCK-së është i montuar politikisht.

Në një shkrim autorial të botuar në “Wall Street Journal”, Mac Shane është shprehur se raporti është pjesë e një fushate mediatike kundër pavarësisë së Kosovës.

Madje, sipas tij, raporti synon t’i tregojë gjithë botës se edhe ndërhyrja e NATO-s në vitin 1999 për të shpëtuar popullsinë e Kosovës ishte e gabuar.

“Mesazhi i raportit të Marty ishte i qartë, se ndërhyrja e Perëndimit 12 vjet më parë në Kosovë ishte një gabim. Problemi është se raporti i Marty është më shumë një punim fantastiko-shkencor dhe i motivuar politikisht, sesa një investigim i vërtetë kriminal”, është shprehur MacShane.

Ai ka propozuar që Këshilli i Evropës të organizojë një debat mes juristëve britanikë dhe politikanëve zviceranë, për të hedhur dritë mbi akuzat.

Top Channel