Pas certifikimit të zgjedhjeve nga KQZ, Lideri i LDK-së Isa Mustafa, hoqi dorë nga mandati i deputetit, duke preferuar të mbajë postin e kryetarit të Komunës së Prishtinës.

“Lidhja Demokratike edhe njëherë vlerëson se këto zgjedhje kanë qenë të pandershme, jodemokratike, të manipuluara me vjedhje masive të votës së qytetarëve nga kryeministri në shkarkim dhe lideri i PDK-së, me premtimet dhe vendimin për rritjen e pagave gjatë procesit zgjedhor”, tha Mustafa.

Kreu i LDK-së shtoi se pas krijimit të institucioneve do të punojë për arritje e një marrëveshje me partitë politike për ndryshimin e kodit zgjedhor, që sipas tij do të cojë vendin në zgjedhje të parakohëshme të pranuara nga të gjithë.

Top Channel