Banka Qëndrore e Kinës ka rritur sërisht normën bazë të interesit, për të tretën herë brenda katër muajve të fundit, në atë që përbën një përpjekje për të frenuar inflacionin e lartë në vend.
Banka e Republikës Popullore të Kinës bëri të ditur se do të rrisë interesin e kredive 1-vjeçare në 6,06% nga 5,81%, ndërsa interesi i depozitave 1-vjeçare rritet në 3,0%, nga 2,75% që ishte deri në këtë moment.
Në tetor, u rritën për herë të parë në tre vjet normat e interesit, pas presionit të madh që vendosi mbi ekonominë rritja e shpejtë e çmimeve.
Inflacioni në vitin 2010 ishte në total 3,3%, vetëm pak mbi normën zyrtare të 3%, por ai preku kuotën më të lartë në 28-muaj në nëntor, duke shkuar në 5,1%, përpara se të ulej paksa në dhjetor në 4,6%.
Objektivi i inflacionit për vitin 2011 është prej 4%.
Top Channel