Kamila mbretëreshë?
08/02/2011 21:30
Një vajzë e vogël ka pyetur bashkëshorten e princit Karl nëse një ditë do të bëhet mbretëreshë.
Kamila, duke buzëqeshur, nuk e ka përjashtuar mundësinë se një ditë mund të bëhet mbretëreshë duke befasuar mediat e Britanisë së Madhe.
“Asnjëherë nuk i dihet” është përgjigjur dukesha gjatë një vizite në shkollën Wiltshire.
Kamila ka përgënjeshtruar kështu zëdhënësin e saj, i cili kishte thënë se kur të ngjitej në fron princi Karl, Kamila do të kishte rangun e princeshës.
Top Channel