Indonezi, ekstremistët djegin dy kisha
08/02/2011 08:45
Një grup ekstremistësh myslimanë ka djegur dy kisha në qendër të Xhavës, në Indonezi, dhe kanë bastisur një të tretë pas përleshjeve me policinë.
Grupi i ekstremistëve myslimanë që vuri zjarrin po protestonte kundër dënimit me pesë vjet burg të Antonius Baëengan, i akuzuar për blasfemi kundër Islamit.
Ndërkohë, rreth 1500 persona të tjerë kanë protestuar jashtë gjykatës duke kërkuar dënimin me vdekje të personit në fjalë.
Kohët e fundit, komuniteti i krishterë nëpër botë, kryesisht në vendet me shumicë myslimane, është bërë objekt sulmesh dhe atentatesh të përgjakshme nga ekstremistët.
Top Channel