Kryeministri maqedonas Nikolla Gruevski deklaroi se opozita në mënyrë indirekte nuk dëshiron që të ballafaqohet me zgjedhje të parakohshme parlamentare.

Këtë deklaratë ai e bëri pas takimit me liderët e partive politike të organizuar nga presidenti Gjorgje Ivanov.

Sipas Gruevskit, opozita ka bërë të ditur se nuk dëshiron të flasë për zgjedhje në rast se nuk pranohet parakushti i saj, që qeveria të ndërhyjë tek gjyqësori dhe tek cështjet e prokurorisë.

“Ky është një argument më shumë që tregon se gjithcka që po ndodh nuk ka të bëjë me kërkesën e opozitës për të cuar vendin në zgjedhje të parakohshme. Kjo do të thotë se qëllimi është që t’i shkaktohen dëme vendit”, tha Gruevski.

Kryeministri maqedonas nuk dha një vlerësim pozitiv përsa i përket mbarëvajtjes së takimit të liderëve të partive politike.

Top Channel