Një ish-drejtues i ushtrisë filipinase, që kohët e fundit është akuzuar për përfshirje në nivel të lartë të korrupsionit, ka ndërruar jetë duke u vetëvrarë.
Gjenerali në pension, Angelo Reyes mendohet se ka vrarë veten me një të shtënë pistolete në gjoks.
Në javët e fundit, një komision hetimor parlamentar ka dëgjuar dëshmi se si gjenerali Reyes ka përvetësuar mbi 1 milion dollarë nga fondet shtetërore.
Korrupsioni është një plagë e ushtrisë filipinase, e cila paguhet shumë pak dhe punon në kushte të vështira, me pajisje të këqija.
Herët në mëngjesin e së martës, dëshmitarët panë gjeneralin Reyes të mbërrinte në varrezat e Manilës. Ata thanë se ai shkoi tek varri i së ëmës dhe dërgoi fëmijët e tij në makinë para se të dëgjohej një e shtënë.
Top Channel