Misioni EULEX ka deklaruar se është i gatshëm të hetojë pretendimet e Dick Marty mbi trafikun e organeve dhe madje edhe të mbrojë dëshmitarët që mund të dalin në këtë proces.

“Kemi besim të plotë tek njësitë e EULEX që merren me mbrojtjen e dëshmitarëve, të cilat deri tani kanë dëshmuar se janë të afta të trajtojnë cështje delikate”, ka deklaruar zëdhënësja e misionit evropian, Irina Gudelevic.

Zëdhënësja ka theksuar gjithashtu se EULEX është një mision tërësisht i pavarur dhe se nuk ka nevojë që BE të emërojë një prokuror të posacëm.

Gudelevic ka kujtuar më tej se Beogradi, Prishtina dhe Tirana kanë shprehur gatishmërinë e tyre për të bashkëpunuar me EULEX-in nëse nisin hetimet.

Top Channel