Egjipt, Mubarak bën reformë kushtetuese
08/02/2011 12:35
Presidenti egjiptian Hosni Mubarak ka krijuar një komision të posacëm për të korrigjuar defektet e kushtetutës së vendit.
Lajmin e ka bërë të ditur zëvendësi i tij, Omar Suleiman në përfundim të një takimi kokë më kokë me kreun e shtetit.
Ditën e diel nisi një dialog mes partive në pushtet dhe opozitës, mes të cilëve ishin edhe përfaqësuesit e Vëllezërve Myslimanë.
Takimi synonte arritjen e një marrëveshjeje për një tranzicion paqësor, të bazuar tek kushtetuta. Por duket se veprimet e Mubarak nuk i kanë bindur egjiptianët, që edhe ditën e sotme janë hedhur në protestë.
Top Channel