Kryetari i Lëvizjes Serbe për Rimëkëmbje, Vuk Drashkovic është shprehur skeptik mbi hetimet që do të kryhen lidhur me akuzat që ngrihen ndaj lidershipit të UCK-së në raportin e Dick Marty.

Drashkovic ka theksuar se në të gjithë botën nuk ka hetim të plotë për cështje të rëndësishme, pasi sipas tij e ashtuquajtura “e drejtë e humanizuar” më shumë është në anën e kriminelëve sesa viktimave.

“Njëfarë hetimesh do të ketë, por nuk duhet të presim zbulimin e Amerikës”, ka deklaruar Drashkovic.

Ai ka shprehur bindjen e tij se ky proces hetimor nuk do të ketë ndikim në pozitën e Serbisë dhe as në atë të Kosovës.

“Tani ëngjëjt dhe barbarët janë përzierë, kështu që negociatat mes Beogradit dhe Prishtinës do të nisin nga një pozicion real kur bëhet fjalë për krimet e kryera nga njëra palë dhe tjetra”, ka pohuar Drashkovic.

Top Channel