Thommas Countryman, përgjegjës për Evropën dhe Euroazinë në Departamentin amerikan të Shtetit, do të vizitojë nesër Kosovën.

Lajmin e bëjnë të ditur mediat kosovare, sipas të cilave vizita bëhet një ditë pas takimit të Grupit Ndërkombëtar Drejtues për Kosovën, që do të mbahet në Bruksel.

Vizita vjen gjithashtu në një moment kur në Kosovë po negociohet për krijimin e qeverisë së re. Ende nuk dihet me saktësi se me kë do të takohet zyrtari i lartë amerikan.

Top Channel