Partia Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka deklaruar sot se nëse LDK-ja nuk do të jetë pjesë e qeverisë së re, atëherë ajo nuk do të japë konsensusin e saj për formimin e koalicionit.

Ky qëndrim i AAK-së doli pas mbledhjes së Këshillit Drejtues dhe Kryesisë së saj, ku është vendosur se përfshirja e LDK-së në koalicion është opsioni më i mirë për zgjidhjen e situatës.

“Në rast se ky koalicion i gjerë nuk pranohet, atëherë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, duke filluar nga data 8 shkurt do të mbetet në opozitë”, thuhet në një njoftim të lëshuar pas takimit.

Në njoftim nuk përmenden kushtet e folura më parë të AAK-së, për një qeveri pa Hashim Thacin dhe me Blerim Shalën në postin e presidentit.

Top Channel